Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeMijëra qytetarë në sheshin “Skënderbeu”, dita e katërt e protestave kundër vendimit...

Mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbeu”, dita e katërt e protestave kundër vendimit të Speciales

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e katërt të protestave pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në shesh janë parë flamuj e pankarta, ndërsa qytetarët po marrin pjesë në protestën e organizuar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta po zhvillohet nën praninë e Policisë së Kosovës, e cila është e angazhuar për sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT