Blerja e klubit spanjoll të futbollit UE Cornella nga Lionel Messi, e njoftuar të enjten, tashmë po jep rezultate mbresëlënëse.
Marrëveshja ka bërë që ndjekësit e ekipit në rrjetet sociale të rriten në mënyrë eksponenciale në më pak se 24 orë.
Lajmi se gjeniu argjentinas është pronari i ri i klubit katalanas, i cili garon në Tercera RFEF (divizioni i pestë i futbollit spanjoll), ka krijuar një gjurmë të madhe dixhitale.
Ndikimi i Messit jashtë fushës ka rezultuar po aq i fuqishëm sa edhe në tapetin e gjelbër. Statistikat e klubit modest në mediat sociale kanë parë një rritje të paprecedentë:
Instagram : Llogaria e UE Korneja, e cila kishte rreth 40,000 ndjekës para njoftimit, shpejt e kaloi shifrën prej 200,000 – një rritje pesëfish. Aktualisht numri po i afrohet 250,000.X (më parë Twitter) : Audienca atje u dyfishua, duke kaluar nga 21 mijë në gati 48 mijë njerëz.
Postimet në X gjeneruan mbi 800 mijë shikime dhe gati 40 mijë ndërveprime, ndërsa postimi në Instagram mblodhi mbi 160 mijë reagime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


