Saturday, June 13, 2026
spot_img
HomeSportMënyra interesante që përcakton se kush është skuadra vendase dhe ajo mysafire...

Mënyra interesante që përcakton se kush është skuadra vendase dhe ajo mysafire në finalen e ”Copa del Rey” – Indeksonline.net

23:49 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Gj. Sh

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në finalen e Kupës së Spanjës këtë edicion.

Klubi mbretëror arriti në finale pasi eliminoi Real Sociedadin, derisa skuadra katalanase e eliminuan Atletiko Madridin. shkruan IndeksOnline.

Por dilema më e madhe është se cila prej tyre do të jetë si skuadër vendase e cila mysafire në finalen e madhe.

Meqenëse kjo është një ndeshje e vetme dhe luhet në një fushë neutrale, Federata e Futbollit spanjoll zbaton një kriter të thjeshtë, që është mosha e klubit.

Barcelona është themeluar në vitin 1899 dhe kësisoj do të jetë skuadër vendase, ndërsa Real Madridi skuadër mysafire, pasi është themeluar në vitin 1902.

Finalja e madhe zhvillohet në stadiumin ”La Cartuja” të Seviljes më 26 prill./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT