Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbizMediat ruse reagojnë me shqetësim ndaj filmit për Masakrën e Reçakut -...

Mediat ruse reagojnë me shqetësim ndaj filmit për Masakrën e Reçakut – projekti me Robert De Niron po ndiqet me vëmendje të pazakontë në Moskë

Projekti filmik për masakrën e Reçakut – një prej plagëve më të mëdha të historisë së Kosovës – ende pa filluar xhirimet ka filluar të trazojë opinionin… por jo vetëm në rajon. Këtë herë, reagimi më shpërthyes ka ardhur nga Rusia, ku mediat shtetërore – përfshirë Sputnikun – kanë filluar të publikojnë artikuj të mbushur me nervozizëm dhe deformime të vjetra propagandistike.

Arsyeja është e qartë: një film ndërkombëtar i cili pritet të përfshijë aktorë të mëdhenj të Hollywood-it, mes tyre edhe Robert De Niron, nuk është lajm i lehtë për t’u kapërdirë në Moskë. Sidomos kur në qendër të tij është një ngjarje që Serbia dhe Rusia kanë tentuar me vite ta relativizojnë para opinionit global.


Nga vjen irritimi rus?

Artikulli i Sputnikut, të cilin e kanë shpërndarë disa media të tjera ruse, shfaq një shqetësim të dukshëm. Ata raportojnë me një ton të ngritur, duke e relativizuar masakrën e Reçakut dhe duke e paraqitur si “përplasje mes forcave jugosllave dhe ekstremistëve”, duke përdorur formulime propagandistike që janë përdorur prej më shumë se dy dekadash.

Në thelb të artikullit vërehen tri gjëra:

  1. Panik nga fakti se një film ndërkombëtar mund të dokumentojë narrativën e vërtetë të masakrës.
    Reçaku ishte momenti që tronditi botën dhe ekspozoi krimet e regjimit të Millosheviqit. Për Rusinë, që edhe sot e mbron narrativën serbe, kjo është ndër temat më të ndjeshme.
  2. Tension për shkak të përfshirjes së Robert De Niros.
    Sipas medias ruse, Fitim Krasniqi ka konfirmuar se De Niro do ta luajë rolin e babait të tij. Vetë prania e një figure të tillë në një film për Reçakun është simbolikisht e fuqishme dhe sigurisht jo e mirëpritur në Moskë.
  3. Frikë se filmi do të definojë narrativën e ngjarjes para një audience globale.
    Rrjedhimisht, artikujt rusë tentojnë paraprakisht të hedhin hije dyshimi mbi historinë zyrtare, duke rikthyer argumentet e vjetra për “paraqitje të manipuluar të masakrës”.

Në artikull, Sputnik përmend raportin e OSBE-së, por vetëm për të tentuar ta relativizojë, duke e cilësuar William Walker-in – njeriun që dokumentoi masakrën – si njeriun që “insistoi në akuzë për masakër mbi civilët”. Kjo gjuhë, e njohur tashmë nga propaganda ruse, e shmang faktin që masakra e Reçakut është e dokumentuar gjerësisht dhe e pranuar botërisht.

Rusia ka vite që mundohet ta shtyjë narrativën se në Reçak u vranë “ekstremistë të armatosur”, duke injoruar gjetjet e misionit ndërkombëtar dhe dëshmitë e pafundme që vërtetojnë të kundërtën.

Reagimi i mediave ruse e tregon qartë: filmi po vjen në një kohë kur ngjarjet e luftës në Kosovë po rikthehen sërish në vëmendjen globale, e veçanërisht në kohë tensioni të rritur mes Perëndimit dhe Rusisë.

Një prodhim kinematografik me aktorë të mëdhenj dhe me një histori të dokumentuar ndërkombëtarisht nuk është lajm i mirë për propagandën ruse dhe serbe, të cilat prej vitesh tentojnë ta zhbëjnë çështjen e Reçakut.

Deri në nisjen e xhirimeve, pritet që këto reagime të thellohen edhe më shumë – sepse çdo hap drejt rrëfimit të së vërtetës historike është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj narrativës së tyre. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT