Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeMë pak se katër orë deri te Exit Poll-i i Klan Kosovës

Më pak se katër orë deri te Exit Poll-i i Klan Kosovës

Kanë mbetur më pak se katër orë deri në publikimin e rezultateve të Exit Poll-it, të cilin Klan Kosova e ka realizuar edhe në proceset e mëparshme zgjedhore.

Në orën 19:00, vëmendja do të jetë e përqendruar te Klan Kosova, ku në edicionin special zgjedhor me Adriatik Kelmendin do të prezantohen rezultatet e para të Exit Poll-it, të shoqëruara me analiza dhe diskutime nga të ftuarit në studio.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe vetë https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fadriatik.kelmendi%2Fposts%2Fpfbid037CRb8U5g3wzifGJGUzryVoye2oMWvaMvSBt2aoJ6cw1Vf48PAr3BymFwXmP4CwWpl&show_text=true&width=500“>Adriatik Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ku tha se, ndonëse në të kaluarën ka pasur skeptikë dhe tallje ndaj Exit Poll-eve, sot shumë prej atyre që i kritikonin po interesohen dhe po kërkojnë informacion rreth tyre, transmeton Klankosova.tv.

Si janë deklaruar qytetarët dhe çfarë tregojnë rezultatet e Exit Poll-it, do të mësohet nga ora 19:00 në Klan Kosova.

Qëndroni me ne!

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT