Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeMe mbështetjen e SHBA dhe BE, Kosova ka shënuar arritjeSinjali

Me mbështetjen e SHBA dhe BE, Kosova ka shënuar arritjeSinjali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për 17-vjetorin e Pavarësisë.

Në letër, Rama ka theksuar se, përtej sfidave të shumta që ka pasur vendi, me ndihmën e aleatëve ka shënuar arritje tejet të larta.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës. Një histori progresi të gjithanshëm demokratik dhe prosperiteti,” shkruan Rama.

“Një rrugëtim sfidues dhe i suksesshëm deri më 17 shkurt të vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe një rrugëtim po kaq sfidues e i suksesshëm deri më sot, për forcimin e saj. Edhe një herë, duke riafirmuar gjithë vullnetin tonë për bashkëpunim të gjithanshëm, unë Ju uroj nga zemra: Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, dhe nëpërmjet Jush, gëzuar të gjithë motrave e vëllezërve të Kosovës,” shprehet Rama.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT