Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra u është bashkuar qytetarëve në Skenderaj.
Ata janë mbledhur për shkak të forcave të shtuara policore në këtë komunë dhe kanë paralajmëruar se nuk shpërndahen deri në largimin e Njësisë Speciale.
Ndërkaq, Deliu-Kodra më herët reagoi përmes një postimi në Facebook lidhur me këtë situatë, duke thënë se ajo që po ndodh në Skenderaj nuk i shërben as drejtësisë, as sigurisë, as qetësisë publike./Klankosova.tv


