Wednesday, May 27, 2026
spot_img
HomeLajme“Më kërkoi të dal nga shtëpia” – gruaja denoncon bashkëshortin në Istog,...

“Më kërkoi të dal nga shtëpia” – gruaja denoncon bashkëshortin në Istog, e dërgojnë te familjarët

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas mesnate në Lubozhdë të Istogut, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pas problemeve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, mëson Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 00:30, kur ankuesja A. B kishte telefonuar Policinë duke deklaruar se kishte probleme serioze me bashkëshortin dhe se ishte detyruar të largohej nga shtëpia.

Patrulla policore ka intervenuar menjëherë dhe e ka shoqëruar viktimën në Stacionin Policor në Istog, ndërsa më vonë aty është paraqitur edhe bashkëshorti i saj, M.M.

Sipas deklarimit të viktimës, mosmarrëveshjet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa ajo ka pretenduar se bashkëshorti nuk kujdeset për familjen dhe se ndodhet në një lidhje me një grua tjetër.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar para hetuesve se bashkëshorti i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia pasi “nuk mund të vazhdojë më” bashkëjetesën me të.

Nga ana tjetër, i dyshuari ka deklaruar se bashkëshortja nuk kujdeset për fëmijët dhe për shtëpinë, duke pretenduar se për këtë arsye nuk mund të vazhdojnë jetën bashkëshortore.

Pas intervistimit të palëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhunë në familje”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar te familjarët e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT