Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka rrëfyer për kujdesin e veçantë që e ëma ka treguar ndaj saj që nga fëmijëria.
Ajo tha se nëna e saj ka qenë gjithmonë e përkushtuar dhe e vëmendshme ndaj çdo nevoje të saj.
“Nuk janë prindërit që nuk të rrinë gati, nëna ime në 3 të natës të thirr, Benitë… ajo më njeh mua se çfarë personi jam, por do ta di, do të jetë e sigurt ku jam, a kam nevojë për ndonjë gjë”, u shpreh ajo.
Foto: Instagram
Shtoi se kujdesi i nënës së saj nuk është shfaqur vetëm në aspektin fizik, por edhe në edukimin dhe mbrojtjen e saj.
“Rolin e nënës time do ta bëj edhe te fëmija im. Shumë është kujdesur për mua, si në shkollë fillore si në shkollë të mesme”.
Foto: Instagram
“Çdo ditë ka qenë në shkollë, më ka ruajtur se mos po më ngacmon dikush”, tha në vazhdim.
Banorja e përshkroi lidhjen me të ëmën si të veçantë, duke theksuar se përkushtimi dhe kujdesi i saj kanë lënë gjurmë të thella në jetën e saj dhe do të jenë shembull edhe për fëmijët e saj në të ardhmen. /Telegrafi/


