Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e nis rrëfimin e tij, nga zyret qendrore të partisë 35 vjeçare, partisë më të vjetër në vend. Nga aty, Abdixhiku flet për jetën, karrierën dhe vizionin e tij për të ardhmen e vendit.
Kandidati për kryeministër, që njëherësh është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hapur dyert e zyrës qendrore të partisë që e drejton duke mirëpritur gazetarin, Adriatik Kelmendi, njëherit autor i emisionit më të shikuar politik – Rubikon në Klan Kosova.
Abdixhiku, që për herë të dytë ishte zgjedhur kryetar i LDK-së ka renovuar zyret e partisë, duke krijuar hapësirë më të madhe për më shumë aktivitete e numër më të madh të zyrtarëve.
Në mesin e shumë relikteve e dhuratave që ndodhen aty, Abdixhiku ka treguar se mbanë edhe diçka shumë të rëndësishme për të e që i jep jetë kësaj hapësire.
“Më kanë këshilluar t`i heqë e këto vizatime, se nuk janë serioze, por janë vizatimet e vajzave të mia që sa herë vijnë lënë një shenjë, shkruajnë diçka edhe kështu ma bëjnë të gjallë zyrën, ka zemra, vizatime, figura të paqarta por që mi japin jetë zyrës. Se për mu në LDK është puna e vetme që e bëjë, pa angazhime tjera përveç si deputet, kështu që zyra ka qenë hapësira kryesore e punës sime”, tha Adbixhiku.
Ai më tej ka treguar se mori vendim që fotografia e tij të mos jetë e ekspozuar gjithkund por vetëm në një hapësirë të vogël të zyrës së LDK-së.
“E kam pas shumë të rëndësishme t`i heq fotografitë e mija prej zyrës, se unë jam gjallë e më dukej shumë krinxh (cringe), prezenca ime prapa fotografisi sime. Kam dashur shumë që të bëjmë koleksionin e pikturave të Presidentit Ibrahim Rugova. Më vonë kemi vazhduar edhe me të tjera si të profesor Aganit”, tha ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


