Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMbyllja e rrugës “Luan Haradinaj”, devijohen disa linja të transportit publik në...

Mbyllja e rrugës “Luan Haradinaj”, devijohen disa linja të transportit publik në Prishtinë

Disa linja të transportit publik urban në Prishtinë do të devijohen sot nga ora 14:00, për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit, linjat 4, 3B dhe 10 do të devijohen përkohësisht nëpër rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa linja 6 do të qarkullojë nëpër rrugët UÇK – Tirana – Garibaldi – Ukshin Hoti.

Ndryshimet në qarkullim do të jenë në fuqi nga ora 14:00 deri në njoftimin e radhës.

Komuna ka paralajmëruar se, për shkak të marshit dhe ndryshimeve të përkohshme në qarkullim, mund të ketë edhe vonesa në transportin publik urban.

Qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim për këto ndryshime të përkohshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT