Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeHaziri: Sot marshojmë në Prishtinë, nga nesër vazhdojmë protestat e mbrëmjes

Haziri: Sot marshojmë në Prishtinë, nga nesër vazhdojmë protestat e mbrëmjes

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen sot, më 1 tetor, protestës në Prishtinë, e cila nis në orën 16:00.

Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e paralajmëruar në sheshet e kryeqytetit, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi, ai ka kërkuar bashkim në mbështetje të UÇK-së dhe asaj që e cilëson si të vërtetën e luftës çlirimtare.

Haziri ka njoftuar gjithashtu se pas marshit të 1 tetorit, protestat e mbrëmjes do të vazhdojnë në shesh.

“Sot, më 1 Tetor, jemi përsëri bashkë. Në ora 16:00, në sheshet e Prishtinës, ngremë zërin kundër vendimit në Hagë. Jemi bashkë për UÇK-në. Jemi bashkë për të vërtetën tonë. Sot marshojmë. Nga nesër vazhdojmë përsëri me protestën e mbrëmjes. Shihemi në ora 16:00!” ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT