Ndërkohë, edhe nga Peja qytetarët janë nisur drejt Prishtinës. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga nisja e autobusëve, të cilat dëshmojnë për organizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në marsh.
Qytetarë nga Prizreni dhe Peja janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në marshin e paralajmëruar për çlirimtarët, i cili nis në orën 16:00.
Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar pamje të disa autobusëve të nisur nga Prizreni në drejtim të kryeqytetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


