Ka përfunduar kampi stërvitor katërditor i organizuar nga FFK me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A.
Gjatë këtyre ditëve intensive, futbollistët patën mundësinë të punojnë me përzgjedhësin e Kombëtares A, Franco Foda dhe stafin e tij, duke treguar aftësitë e tyre dhe duke njohur nga afër filozofinë e lojës së trajnerit gjerman.
Gjatë këtij kampi, puna u përqendrua në stërvitje taktike dhe teknike, si dhe në analiza të ndryshme, ndërsa bashkëpunimi dhe atmosfera pozitive mes lojtarëve ishin në nivelin më të lartë, njofton FFK-ja.
Në përfundim të kampit, lojtarët u shprehën të kënaqur me organizimin e këtij kampi dhe me metodologjinë e punës së trajnerit Foda, teksa vlerësuan se ky kamp do t’i motivojë ata për të vazhduar të punojnë me përkushtim në arritjen e synimeve të tyre për ta përfaqësuar Kosovën në nivelet më të larta.
Grumbullimi i radhës për Kombëtaren A do të zhvillohet në muajin mars, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ‘play-off’-it kundër Islandës, një përballje kjo që mbart rëndësi të madhe për ngjitjen e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


