Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMbyllëm një institucion paralel të Serbisë në veri, grumbulloi jashtëligjshëm para nga...

Mbyllëm një institucion paralel të Serbisë në veri, grumbulloi jashtëligjshëm para nga qytetarët e bizneset

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot është mbyllur një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut.

Ai tha se kjo u bë “në respektim të plotë të legjislacionit tonë” dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe “të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë”

“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, shkruan ministri Sveçla.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT