Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeShënohet Dita e Evropës, këto janë aktivitetet e planifikuara për sot

Shënohet Dita e Evropës, këto janë aktivitetet e planifikuara për sot

Në Prishtinë janë organizuar sot një sërë aktivitetesh për shënimin e Ditës së Evropës, e cila në Kosovë konsiderohet festë zyrtare dhe ditë pushimi.

Kjo ditë shënohet çdo vit më 9 maj, në përkujtim të Deklaratës së Schuman-it të vitit 1950, dokument që konsiderohet si themeli i krijimit të Bashkimit Europian pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe nga Kosova, në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian 9 maji përkujtohet me aktivitete të ndryshme si debate, koncerte, ceremoni dhe ngjarje edukative, por zakonisht mbetet një ditë e rregullt pune.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, Zyra e BE-së në Prishtinë ka organizuar disa aktivitete përgjatë ditës.

Nga ora 12:00 është bërë hapja e ekspozitës “Me art festojmë Evropën” në Europe House Prishtinë.

Ndërkaq, nga ora 13:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” janë mbajtur disa aktivitete njëkohësisht, përfshirë performancën e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, këndin e BE-së për fëmijë si dhe panairin “Team Europe”.

Në të njëjtin lokacion, në orën 13:10 janë mbajtur fjalët hyrëse, ndërsa në orën 13:30 është organizuar koncerti i fëmijëve “Kori Okarina”.

Aktivitetet përmbyllen në mbrëmje, në orën 20:00, me koncertin për Ditën e Evropës në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku performojnë Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT