Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizMbi 16 mijë Rezonanca Magnetike u kryen gjatë vitit të kaluar në...

Mbi 16 mijë Rezonanca Magnetike u kryen gjatë vitit të kaluar në SHSKUK

Mbi 16 mijë Rezonanca Magnetike janë realizuar në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, gjatë vitit 2024, numër ky dukshëm më i lartë, krahasuar me vitin 2023.

Siç bën të ditur SHSKUK, ky numër i rritur i Rezonancave Magnetike (MRI), është arritur, falë investimeve që janë bërë në aparaturë në QKUK dhe dy spitalet e përgjithshme, atë të Prizrenit dhe të Pejës.

“Po ashtu, rritja e vëllimit të punës ka ndikuar që dukshëm të ulet lista e pritjes. Në tre Rezonancat e QKUK-së, janë kryer mbi 12 mijë MRI, ndërsa në Spitalin e Pejës, mbi 2 mijë e 500 dhe ne Spitalin e Prizrenit, mbi 1 mijë 500”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT