Në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë, sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e Sinjalit, është raportuar një problem me grumbullimin e mbeturinave që po krijon pakënaqësi te banorët.
Sipas tyre, kontejnerët janë zbrazur nga kompania e pastrimit, por mbeturinat që janë hedhur përreth tyre, përfshirë dyshekët dhe orenditë e vjetra, nuk janë hequr nga kompania.
Në disa pjesë të Prishtinës, qytetarët kanë raportuar kohët e fundit probleme të ngjashme me menaxhimin e mbeturinave, sidomos në zonat më të frekuentuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


