Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeMbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të Zhdukur jep...

Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të Zhdukur jep detaje

Mbetje morore janë gjetur ditën e djeshme në Krushë të Vogël të Rahovecit.

Dyshohet se këto mbetje i përkasin personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Po flasim për një lokacion/rast të iniciuar nga Sektori për Persona të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës. Në zbatim të urdhëresës së Gjykatës dhe sipas planifikimeve paraprake mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në komunikim edhe me Departamentin për Krime Lufte në kuadër të Prokurorisë, gjatë ditës së djeshme janë realizuar gërmimet dhe zhvarrimi i mbetjeve mortore”, deklaroi Gara për Klankosova.tv.

Tutje, Gara deklaroi se në bashkëpunim me kolegët nga Instituti për Mjekësi Ligjore, ky lokacion është trajtuar në kuadër të procesit për konfirmimin e identitetit.

“Siç është bërë e ditur edhe përmes njoftimit të Policisë, mbetjet mortore të zhvarrosura janë dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për ekzaminime të mëtejme dhe identifikim përmes analizës së ADN-së”, shtoi ai./ Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT