Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizMbahet ceremonia e fundit e varrimit të tre viktimave nga aksidenti në...

Mbahet ceremonia e fundit e varrimit të tre viktimave nga aksidenti në Skenderaj (VIDEO)

Tashmë është duke u mbajtur ceremonia e fundit e varrimit të tre viktimave nga aksidenti që ndodhi në Skenderaj të hënën.

Gazetari nga Peja, Valdrin Daci, në Kosova Today ka deklaruar se”është duke u bërë falja e namazit të xhenazes”.

Ai tha se në veturën ku ishin të pranishëm viktimat, ishte edhe një djalë, i cili ka shpëtuar.

Daci theksoi se viktimat ishin një burrë dhe grua, si dhe nëna e burrit. Ai tha se ata ishin duke shkuar në Pejë ku jetonin, nga Skenderaj, pasi ishin për vikend tek familja e nuses së shtëpisë.

Vetura e viktimave kishte bërë aksident me një veturë zyrtare të policisë, ku shoferi (zyrtar policor) që ishte duke vozitur është suspenduar nga puna.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT