Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeMashtruan 64-vjeçarin përmes profilit të rremë, arrestohen dy të rinj duke marrë...

Mashtruan 64-vjeçarin përmes profilit të rremë, arrestohen dy të rinj duke marrë 100 mijë euro

Policia e Tiranës ka goditur një rast të dyshuar mashtrimi përmes rrjeteve sociale, ku dy të rinj janë arrestuar në flagrancë teksa po merrnin 100 mijë euro nga një 64-vjeçar.

Operacioni i koduar “Seen” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, pas kallëzimit të bërë nga 64-vjeçari.

Në pranga u vunë E. K., 24 vjeç, dhe O. B., 23 vjeç.

Sipas Policisë, dy të rinjtë dyshohet se kishin komunikuar me viktimën përmes një profili të rremë në rrjetet sociale. Profili dyshohet se ishte krijuar duke përdorur të dhënat e një personi të njohur të 64-vjeçarit, me qëllim fitimin e besimit të tij dhe marrjen e parave.

Policia ndërhyri në momentin kur të dyshuarit po merrnin shumën prej 100 mijë eurosh, duke bërë të mundur arrestimin e tyre në flagrancë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në skemën e dyshuar të mashtrimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT