Në Kuvendin e Kosovës janë betuar deputetët e rinj, të cilët do t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë në legjislaturën e re.
Betimin e kanë dhënë Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Arsim Ademi, Luan Aliu, Fatos Geci, Adelina Tërshani, Ejup Ahmeti, Filiz Mustafa, Arijeta Rexhepi, Agon Batusha, Fahrush Rexhepi dhe Elvira Ibrahimi.
Pas betimit, deputetët kanë nënshkruar deklaratën përkatëse, ndërsa Kuvendi ka vijuar me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


