Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri: Deklarata e përbashkët për aktgjykimin e Speciales është në përfundim

Tahiri: Deklarata e përbashkët për aktgjykimin e Speciales është në përfundim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se është në përfundim e sipër hartimi i deklaratës së përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tahiri tha se përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur sot në Kuvend, ku kanë diskutuar për përmbajtjen e draftit të deklaratës.

“Diskutuam draftin, preambulën, pikat kryesore. Deklarata është në përfundim e sipër dhe shpresoj që vjen në Kuvend”, tha Tahiri.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit nuk ka pasur kundërshtime, por diskutime dhe qëndrime të ndryshme rreth pikave të deklaratës.

“Për shembull, dikush është ithtar i një shkrimi të gjatë, dikush i një shkrimi të shkurtër”, tha ai.

Tahiri e vlerësoi deklaratën si një mesazh të rëndësishëm, pavarësisht se ajo nuk ka efekte juridike.

“Kjo deklaratë, sado që dikujt mund t’i duket si një deklaratë politike pa efekte juridike, deklarata e sotme është mesazh i rëndësishëm”, u shpreh Tahiri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT