Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të ulin tarifat për mallra me vlerë rreth 60 miliardë dollarë që importohen nga njëri-tjetri, në një hap të ri për lehtësimin e tensioneve tregtare mes dy vendeve.
Sipas përfaqësuesit amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, secili vend ka propozuar rreth 30 miliardë dollarë mallra jo të ndjeshme që do të përfitojnë trajtim më të favorshëm tarifor.
Për SHBA-në, marrëveshja pritet të përmirësojë qasjen në tregun kinez për rreth 30 për qind të eksporteve amerikane drejt Kinës. Lista përfshin produkte bujqësore, peshk dhe produkte deti, dru dhe produkte druri, kozmetikë dhe pajisje mjekësore.
Nga ana tjetër, konsumatorët amerikanë do të përfitojnë nga importet kineze të disa produkteve, përfshirë pajisje shtëpiake dhe lodra.
Kina pritet të ulë tarifat për disa produkte bujqësore amerikane, ndërsa lista e publikuar nuk përfshin sojën. Në marrëveshje përfshihen gjithashtu peshku, prodhimet e detit, druri, kozmetika dhe pajisjet mjekësore.
Marrëveshja vjen pas takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping në Washington dhe shoqërohet me zgjatjen e armëpushimit tregtar mes dy vendeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


