Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeMashtrimet me subvencione, policia arreston dy zyrtarë në Prishtinë

Mashtrimet me subvencione, policia arreston dy zyrtarë në Prishtinë

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke bërë mashtrime me subvencione.

Arrestimi i tyre ka ndodhur ditën e enjte.

“Prishtinë 19.12.2024-NN. Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike, pas sigurimit të informatave lidhur me mashtrimin e ndarjes së subvencioneve,  për një klub basketbolli nga i dyshuari mashkull kosovar, në cilësinë e kryetarit të komisionit për ndarjen e grandeve në Obiliq  dhe e dyshuar femër kosovare monitoruese e implementimit të subvencioneve, të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT