Manchester United i ka bërë përforcimet në mesfushë prioritet për afatin kalimtar të verës, me Sandro Tonalin dhe Edersonin e Atalantës që po konsiderohen si objektivat kryesore të klubit anglez.
Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” janë optimistë për finalizimin e marrëveshjeve për të dy mesfushorët, ndonëse Atletico Madridi mbetet gjithashtu në garë për transferimin e Edersonit.
Megjithatë, Manchester United aktualisht shihet si favorit për sigurimin e shërbimeve të brazilianit 25-vjeçar.
Ederson pritet të largohet nga Atalanta pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Fiorentinës. Që nga transferimi i tij në Bergamo në vitin 2022, ai është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës italiane, duke regjistruar 16 gola dhe gjashtë asistime në 180 paraqitje.
Në anën tjetër, edhe Sandro Tonali vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Arsenali, ndërsa marrëveshja për italianin nuk pritet të jetë e lehtë për klubin nga Old Trafford.
Raportohet se Manchester United duhet të paguajë së paku 80 milionë euro për kartonin e Tonalit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


