Manchester United ka bërë të ditur zyrtarisht se tre futbollistë të ekipit të parë do të largohen nga klubi pas përfundimit të kontratave të tyre.
Jadon Sancho, Casemiro dhe Tyrell Malacia nuk do të jenë më pjesë e “Djajve të Kuq” nga kjo verë. Sancho ishte pjesë e skuadrës që nga viti 2021, ndërsa Casemiro dhe Malacia iu bashkuan klubit një vit më vonë.
Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të Manchester United.
“Të gjithë në klub falënderojnë Casemiron, Tyrell Malacian dhe Jadon Sanchon për kontributin e dhënë dhe u urojnë suksese në të ardhmen. Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, thuhet në deklaratën e klubit.
Përveç tyre, Manchester United ka njoftuar edhe largimin e disa lojtarëve të akademisë. Sonny Aljofree, James Nolan dhe Malachi Sharpe do të ndahen gjithashtu me klubin pas skadimit të marrëveshjeve të tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


