Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit në tentativë”.
Sipas raportit 24-orësh, rasti është regjistruar në Malishevë të martën rreth orës 14:20, ku i dyshuari, pas përfundimit të një seance gjyqësore, ka tentuar t’ia japë 50 euro prokurorit i cili ishte me veturë zyrtare në lëvizje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi njëjti pas një seance gjyqësore, ka tentuar që në formë ryshfeti t’ju ofroj-japë 50 € prokurorit me vozitësin e tij që të cilët ishin me veturë zyrtare në lëvizje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Policia. /Klankosova.tv


