Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMalishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së tij në Malishevë.

Sipas njoftimit, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Malishevë/30.04.2026-15:50. Është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, njoftoi policia, teksa shtoi se rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT