Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë në Shqipëri, elektricisti humb jetën pasi u rrëzua shtylla elektrike

E rëndë në Shqipëri, elektricisti humb jetën pasi u rrëzua shtylla elektrike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Margëlliç të Patosit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 18:00, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar është gjetur pa shenja jete shtetasi E.D., 46 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist.

Nga informacionet paraprake dyshohet se 46-vjeçari ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike në momentin kur ajo është rrëzuar, duke e marrë me vete dhe duke i shkaktuar plagë fatale.

Në vendngjarje kanë dalë forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Hetimet për rastin janë në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT