Temat aktuale politike u diskutuan sonte me të ftuarit e emisionit Rubikon në Klan Kosova.
Fokus pashmangshëm ishte edhe çështja e zgjedhjes së presidentit.
Analistja politike Afërdita Maliqi, e komentoi një deklaratë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti se “opozita duhet ta ndryshojë qasjen”.
Sipas saj, ky ishte një sinjal se Kurti s’do marrëveshje.
“Unë e dëgjova dje një prononcim të Albin Kurtit, ku tha se partitë opozitare duhet ta ndërrojnë qasjen rreth çështjes së presidentit. Pra, ai e dha një sinjal se nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë marrëveshje, por do që partive tjera t’ua imponojë atë që thotë ai”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Maliqi tha se “Kosova është në rrugë për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme”.


