Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajme“Ma shkroi emrin saktë”, Erolida tregon detajin me të cilin Besiani e...

“Ma shkroi emrin saktë”, Erolida tregon detajin me të cilin Besiani e bëri për vete (VIDEO)

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Musafa, së bashku me gruan e tij, Erolidën, kanë qenë të ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku kanë ndarë detaje nga historia e lidhjes së tyre.

Gjatë intervistës, çifti ka folur për fillimet e njohjes dhe momentet e para që atyre u kanë lënë përshtypje.

Erolida ka treguar se një nga gjërat që e ka bërë të ndihet mirë ishte fakti që Besiani ia kishte shkruar saktë emrin, duke theksuar se shpesh njerëzit e ngatërrojnë atë.

“Çka më ka lënë përshtypje që ma ka thënë emrin mirë, se unë jam në grupin e atyre njerëzve që ua ngatërrojnë emrin”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Besiani është shprehur se i ka kushtuar rëndësi detajeve, përcjell Klankosova.tv.

“I kam kushtuar vëmendje detajeve”, u shpreh Besiani.

Ata gjithashtu zbuluan se takimi i tyre i parë ka ndodhur më 17 shkurt, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT