Shumë të rinj që zgjedhin përvoja të ndryshme si 18-vjeçar, ai vendosi të marrë rrugën më domethënëse shpirtërore për të.
Enxhull Mulolli kreu Haxhin në moshë kaq të re, ndërsa në emisionin “Ora Shtatë” ai foli ekskluzivisht për arsyet pse e ndërmori këtë vendim, transmeton Klankosova.tv.
Kryerja e Haxhit, për të riun, ishte synim që nga fëmijëria.
E kam pasur përkrahjen e familjes për këtë rrugëtim”, tha ai ndër të tjera në Klan Kosova.
Mulolli tha se nuk e ka aspak problem që Haxhin e ka kryer në moshë të re, duke potencuar se lakmia s’ka qenë në mendje të tij dhe se nuk merakoset se do të bëjë mëkate.
Ndër të tjera, i riu tregoi edhe për lutjen e parë që e kishte bërë në Qabe.
Kur e kam parë Qaben për herë të parë, ka qenë një emocion i papërshkrueshëm. Lutja kryesore ka qenë për prindërit e mi së pari, e pastaj edhe veten time”, u shpreh i riu në Klan Kosova.
I njëjti, pas kthimit nga Haxhi shpërtheu në lot, duke ngjallur emocione të forta te opinioni publik.


