Nënkryetarja e kryeqytetit, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar aktin e shefit të asamblistëvve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili shkuli mikrofonët e sallës së mbledhjeve të Asamblesë.
Lushaku-Sadriu, tha se Kuvendi Komunal është dhunuar sot nga Vetëvendosja.
“Kryetari i VV në Asamble nuk i shkuli thjeshtë fizikisht disa mikrofonë, por ua kujtoi qytetarëve se cila është mendësia politike e VV-së; cilat janë metodat e dhunshme të operimit e qysh vendosin ‘krejt e drejt’ me dhunë dhe për jetën tonë. Kjo sjellje flet shumë për kulturën politike e mendësinë që ka Vetëvendosje”, ka thënë ajo.
“Kjo është e ardhmja, që VV ua siguron e ua premton popullit të Kosovës!”, tha ndër të tjera Lushaku-Sadriu.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


