Lum Paçarada ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke fituar medaljen e artë në Science Olympiad – Grand Final, të mbajtur më 1 gusht 2026 në New York.
Në kategorinë Fizikë – Kimi – Biologji, Lumi u rendit në mesin e fituesve të medaljes së artë, duke përfaqësuar Kosovën në një garë ndërkombëtare me nxënës nga vende të ndryshme të botës. Ky sukses merr një rëndësi të veçantë pasi është olimpiada e katërt radhazi në të cilën Lum Paçarada arrin rezultate dhe fiton medalje ndërkombëtare, duke dëshmuar vazhdimësi, përkushtim dhe nivel të lartë në fushën e shkencave.
Për Lumin, New Yorku tashmë lidhet me kujtime të veçanta suksesi. Pas rezultateve të mëparshme ndërkombëtare, ai rikthehet sërish në këtë qytet dhe këtë herë ngjitet në podium si fitues i medaljes së artë në kategorinë Fizikë – Kimi – Biologji.
Ky ishte një tjetër moment krenarie kur flamuri i Kosovës u ngrit në skenën e fituesve në New York, ndërsa për Lum Paçaradën shënon vazhdimin e një rrugëtimi tashmë të konsoliduar në olimpiadat ndërkombëtare.
Katër olimpiada radhazi dhe një koleksion medaljesh ndërkombëtare – Lumi vazhdon të shkruajë historinë e tij, hap pas hapi dhe medalje pas medaljeje./Klankosova.tv


