Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportLuftë e ashpër për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll

Luftë e ashpër për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll

Me barazimin e djeshëm ndaj Prishtinës, Gjilani gjendet ndërmjet dy “zjarreve”.

Nga vendi i katërt me 35 pikë të grumbulluara, “Skifterat” e synojnë zonën evropiane, ku Malisheva e pozitës 3 është gjashtë pikë mbi ta.

Koiçidencialisht, kaq është diferenca e gjilanasëve edhe me Suharekën që me 29 pikë, renditet e nënta, zonë kjo që e dërgon një ekip në Ligën e Parë, raporton Klankosova.tv

Ndërkohë nga 32 pikë kanë tri skuadra në Albi Mall Superligë.

Prishtina, Ferizaj dhe Dukagjini janë 3 pikë para Llapit dhe Suharekës.

Feronikeli mbetet i fundit me veç 14 pikë të tubuara në 25 ndeshje, njofton Klankosova.tv

Elita futbollistike e Kosovës udhëhiqet nga Drita, e cila prin me 54 pikë, plot 11 më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

Skuadrat do të pushojnë dy javë si shkak i ndeshjeve të kombëtareve, për t’u rikthyer më pas që ta vazhdojnë luftën për objektivat që kanë në edicionin 2024/25.

Befasia e xhiros së fundit, ishte barazimi pa gola i Niklit ndaj “Tornados”.

The post Luftë e ashpër për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT