Xhiroja e 25 e Superligës së Kosovës në futboll u mbyll sot me dy ndeshjet e zhvilluar.
Feronikeli 74 i bëri konak Malishevës, kurse Llapi pati punë me Suharekën.
Në “Rexhep Rexhepi” gjithçka përfundoi baras, pa gola.
Mysafirët kishin mundësinë e shënimit të një goli, por Drilon Hazrollaj e humbi penalltinë.
Në anën tjetër, Llapi arriti fitore të madhe ndaj Suharekës në Podujevë.
Ishte Ardit Tahiri që ia dha epërsinë Llapit në minutën e 32-të.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina, ishte për më shumë se një pjesë pa një lojtar, pasi Arbnor Ramadani u ndëshkua me të kuq.
Në pjesën e dytë, llapjanët shënuan për 2:0 përsëri përmes Ardit Tahirit.
Pas kësaj xhiroje, Drita mbetet në krye me 54 pikë, nëntë më shumë se Ballkani në vendin e dytë.
Malisheva është e treta me 41 pikë, derisa vendi i katërt i përket Gjilanit me 35 pikë.
E pesta është Prishtina me 32 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në vendin e gjashtë.
32 i ka edhe Dukagjini në vendin e shtatë.
Llapi është i teti me 29 pikë, sa ka edhe Suhareka.
I fundit është Feronikeli ‘74.
The post Llapi i kthehet fitores, në Drenas barazon Nikli me Malishevën appeared first on Klan Kosova.


