Monday, May 11, 2026
spot_img
HomeLajmeLladrovci për mospranimin e rikthimit të Limajt në PDK nga kryesia: Kreatorët...

Lladrovci për mospranimin e rikthimit të Limajt në PDK nga kryesia: Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as partisë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), zyrtarisht refuzoj rikthimin e Fatmir Limajt në PDK.

Ndërsa pas këtij vendimi erdhi edhe reagimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili me anë të një postimi në Facebook, tha se është ripërsëritur modeli i ndikimit të kryesisë së PDK që ta paraqet Bedri Hamzën si humbës, ndërsa Fatmir Limajn si jomeritor në listë, transmeton Klankosov.tv.

Po ashtu, në reagim ka shkuar se personat që po shtyjnë këtë narrativë janë pikërisht ata që, sipas deklaratës, nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite.

Më tej,  ai është shprehur bindja se anëtarësia e gjerë e PDK-së, simpatizantët dhe qytetarët do të vazhdojnë ta mbështesin partinë, figurat e saj kryesore dhe ish-udhëheqësit e luftës dhe paqes.

“Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës!”, ka shkruar Lladrovci.

Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT