Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbizLiverpooli s’di për këndellje, pëson humbje të thellë nga Nottingham Foresti

Liverpooli s’di për këndellje, pëson humbje të thellë nga Nottingham Foresti

Liverpool ka pësuar humbje të rëndë në shtëpi nga Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën Premier.

“Reds” edhe pse patën mbi 70 për qind të posedimit, pësuan disfatë me rezultat të thellë 0-3.


Liverpool e nisi më mirë, me Alexis Mac Allister që tentoi të shënonte pas disa minutave por portieri ia mohoi golin.

Sidoqoftë, me një kundërsulm, Murillo u gjend në vendin e duhur për ta zhbllokuar rezultatin (33’).

Vetëm një minutë më vonë, Igor Jesus shënoi për Nottinghamin por goli u anulua nga VAR-i për një prekje të topit me dorë.

Sidoqoftë, mysafirët prapë e gjetën rrugën drejtë rrjetës. Nicolo Savona shënoi një gol të bukur pas asistimit të Williams vetëm disa sekonda pasi nisi pjesa e dytë (46’).

Kurse, ishte Morgan Gibbs-White që e vulosi fitoren me një supergol (78’).

Liverpooli kësisoj bie në pozitën e 11-të me 19 pikë, ndërsa Nottingham ngjitët në pozitën e 16-të me 12 sosh./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT