Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeLisi i rrëzuar në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Lisi i rrëzuar në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Në Prishtinë ka ndodhur një incident ku një lis është rrëzuar dhe ka rënë mbi dy vetura të parkuara.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, për Sinjalin ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, duke prerë dhe larguar lisin nga rruga, e cila tashmë është liruar për qarkullim.

Ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT