Në protestën që po mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka mbërritur edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.
Krasniqi është parë në mesin e qytetarëve që janë mbledhur në shesh, ku po protestohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta e sontme është dita e katërt e tubimeve të organizuara në Prishtinë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


