Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeLiridon Zeqiri përmes dokumentarit “MAT” sjell dëshmi të reja të Masakrës së...

Liridon Zeqiri përmes dokumentarit “MAT” sjell dëshmi të reja të Masakrës së Dubravës (VIDEO)

Një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë mbetet Masakra e Dubravës, ku qindra të burgosur shqiptarë humbën jetën brenda burgut në rrethana të tmerrshme.

Dokumentari “MAT” që trajton këtë ngjarje sjell detaje të reja, dëshmi të dëshmitarëve dhe të pathënat e asaj kohe, duke hedhur dritë në një nga kapitujt më tragjik të vendit tonë, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari Liridon Zeqiri, i cili realizoi dokumentarin, rikthen kujtesën kolektive aty ku dhimbja, drejtësia dhe e vërteta ende kërkojnë përgjigje.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Zeqiri tha se pas ekspozitës skandaloze të dhënë në Prishtinë, dhe në përvejtorin e kësaj masakre, sipas tij, ishin ndër arsyet kryesore që e shtynë atë për ta realizuar këtë dokumentar.

Sa i përket takimit dhe rrëfimeve të të mbijetuarve të kësaj masakre, Zeqiri thotë se tregimi për këtë ngjarje të rëndë, të njëjtit i kthen në kohë.

Gazetari shpjegon po ashtu se si ka ndodhur krimi makabër i forcave serbe ndaj shqiptarëve ne burgun e Dubravës, dhe për të dëgjuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT