Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeLiria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e padrejtësisë

Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e padrejtësisë

Organizata “Liria ka emër” ka vlerësuar si tërësisht të papranueshme shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas kësaj organizate, kjo praktikë e vazhdueshme e vonesave të paarsyeshme nuk mund të shihet më si procedurë normale gjyqësore, por si një degradim serioz i parimeve themelore të drejtësisë për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm. Ajo thekson se procesi, i cili po zvarritet për vite të tëra me shtyrje të përsëritura, e ka humbur tërësisht kredibilitetin dhe është shndërruar në një mekanizëm që prodhon padrejtësi të vazhdueshme.

Sipas “Liria ka emër”, mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së për gati gjashtë vite në paraburgim bie ndesh me çdo standard të drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave themelore të njeriut.

Organizata vlerëson se këto zhvillime po e dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, duke krijuar perceptimin e një procesi të zvarritur, të pabalancuar dhe të papërgjegjshëm.

“Liria ka emër” paralajmëron se çdo shtyrje e mëtejshme në këtë proces gjyqësor në Gjykatën Speciale, këtë institucion vetëm sa e largon edhe më shumë nga standardet e drejtësisë, duke e shndërruar në një precedent të rrezikshëm për drejtësinë ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT