Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizLiderët e Lista për Familjen vizitë në Odën Ekonomike dhe Shoqatën e...

Liderët e Lista për Familjen vizitë në Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Sot, liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” zhvilluan vizita të rëndësishme në Odën Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatën e Pensionistëve.

Gjatë këtyre vizitave, ata u njoftuan nga afër me sfidat dhe shqetësimet që po përballojnë bizneset vendore dhe pensionistët, transmeton klankosova.tv.

Koalicioni “Lista për Familjen”, i udhëhequr nga lideri dhe kandidat për deputet, z. Selim Pacolli, së bashku me deputetin z. Visar Korenica dhe z. Bejtush Gashi, u takua me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet ekonomike të vendit dhe për rëndësinë e përkrahjes së prodhimeve vendore. Të dyja palët ishin të një mendimi se shteti i Kosovës duhet të ofrojë më shumë mbështetje për prodhuesit vendorë.

Rafuna theksoi disa prej sfidave kryesore me të cilat përballen bizneset vendore, përfshirë mungesën e fuqisë punëtore.

Ndërkohë, lideri i koalicionit, Selim Pacolli, shpjegoi se, sipas planit programor të Koalicionit “Lista për Familjen”, parashihet krijimi i një gjykate ekonomike, e cila do të lehtësojë zhvillimin ekonomik të vendit.

Deputeti Visar Korenica, vlerësoi punën e deritanishme të Odës Ekonomike dhe theksoi se Koalicioni “Lista për Familjen” do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të punësimit dhe mbështetje për prodhimin vendës.

Sipas njoftimit të lëshuar, pas vizitës në Odën Ekonomike, Koalicioni “Lista për Familjen” u takua me Shoqatën e Pensionistëve, ku diskutuan për rëndësinë e mbrojtjes dhe përkrahjes së pensionistëve në vend.

Selim Pacolli theksoi se familja do të mbetet gjithmonë një prioritet kryesor i Koalicionit, ndërsa Visar Korenica theksoi se Koalicioni do të luftojë për të mbrojtur institucionin e familjes dhe për të kundërshtuar çdo përpjekje që mund të dëmtojë këtë institucion të shenjtë.

Gjatë këtij takimi, ushtruesi i detyrës së Shoqatës së Pensionistëve theksoi mbështetjen e koalicionit për pensionistët dhe ngriti disa kërkesa kryesore.

Një nga kërkesat e tyre primare ishte ligji për fondin pensional, si dhe shqetësimi për paraqitjen e pensionistëve çdo gjashtë muaj, një praktikë që ata e konsiderojnë si një pengesë të madhe.

Koalicioni “Lista për Familjen” premtoi se ky vendim do të eliminohet, duke siguruar që ky proces të jetë më i thjeshtë dhe më i drejtë, si pjesë e planit qeverisës të koalicionit.

“Lista për Familjen” thotë se mbetet e angazhuar për zhvillimin e ekonomisë vendore dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve, duke i dhënë përparësi prodhimeve vendore dhe mbështetjes për çdo pjesëtar të shoqërisë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT