Një person është lënduar pas një aksidenti që ndodhi mes një veture dhë një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit.
Për Klankosova.tv, Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka thënë se personi i lënduar është shoferi i veturës, dhe se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete dhe në një shtyllë elekrike që ishte skaj rrugës, lëndime trupore ka pësuar një person ( shoferi i veturës), i cili ka pranuar tretman mjekësor në Han të Elezit”.
“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Veseli. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


