Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeLëndohet një zjarrfikës gjatë fikjes së zjarrit në fabrikën e mishit “Apetit”...

Lëndohet një zjarrfikës gjatë fikjes së zjarrit në fabrikën e mishit “Apetit” (VIDEO)

Fabrika e përpunimit të mishit “Apetit” në fshatin Babimovc të Obiliqit ka marr flakë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ku zjarrfikësve u është dashur edhe ndihma e eskavatorit për të shuar flakët e fundit.

Abdusamet Shkodra, zëvendës komandant i zjarrfikësve në Prishtinë, për Klan Kosova tha se për të lokalizuar zjarrin që përfshiu objektin u angazhua një numër i konsiderueshëm i zjarrfikësve.

“Brigada profesionale e zjarrëfikësve në orën 05;22 e ka marrë lajmin se është dhezur “Apetiti Group” kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë fillu më fikjen e zjarrit”, është shprehur ai.

Ndërkaq, një koleg i tij pësoi lëndime gjatë përpjekjeve për t’i vënë flakët nën kontroll, i cili më pas mori trajtimin mjekësor u lirua për në shtëpi, derisa zjarrëfikësit e tjerë arritën ta lokalizojnë zjarrin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT