Humbja e sotme nga Genoa me rezultat 2-1, ia ka vështirësuar edhe më shumë situatën skuadrës së Ylber Ramadanit e Medon Berishës.
Lecce është në rrezik për t’u larguar nga elita italiane e futbollit, njofton Klankosova.tv.
Kjo skuadër ka vetëm 25 pikë në 29 xhiro, tri më shumë se Empoli që gjendet në zonën e “kuqe”.
Nëse ekipi i Ardian Ismajlit fiton nesër në Torino, atëherë do të barazoheshin, duke shpallur një luftë të ashpër mbijetese në Serie A.
Genoa sonte e mori avantazhin që në minutën e 16-të, kur Fabio Miretti realizoi golin e parë.
I njejti futbollist e çoi në dy epërsinë, pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, raporton Klankosova.tv.
Krejt çka mundën të bëjnë mysafirët në fraksionin e dytë, ishte konkretizimi i penalltisë nga malazezi Nikola Krstoviq, për rezultatin final 2-1.
The post Lecce e Ramadanit dhe Berishës në krizë, vazhdon rreziku për rënie në Serie B appeared first on Klan Kosova.


