Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeLDK vazhdon Kuvendin, rikthehen edhe ata që votuan kundër Abdixhikut (VIDEO)

LDK vazhdon Kuvendin, rikthehen edhe ata që votuan kundër Abdixhikut (VIDEO)

Gazetarja Qëndresë Tërshani ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së edhe pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të kësaj partie.

Tërshani tha se pas pauzës aty po kthehen krejt delegatët, edhe ata që kanë votuar kundër Abdixhikut.

“Tash ka rënë disi qetësia te LDK-ja, pikërisht te objekti ku po mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i kësaj partie, pasi që delegatët e kësaj partie kanë filluar të kthehen brenda për t’i vazhduar punimet e këtij Kuvendi”, tha Tërshani në lidhjen e saj direkte në Rubikon të Klan Kosovës.

“Vlen të përmendet që në momentin kur është kumtuar rezultati ka pasur duartrokitje, entuziazëm dhe për hair-a këtu te LDK-ja, derisa tash po kthehen krejt, edhe ata që kanë votuar pro, edhe ata që kanë votuar kundër Lumir Abdixhikut për qëndrim në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Ka qenë vetëm një pauzë që është tash kah fundi dhe do të vazhdojnë punimet e Kuvendit me disa propozime që janë bërë dhe do të merren edhe disa vendime të tjera, dhe në fund të krejt punimeve të Kuvendit,  Lumir Abdixhiku si kryetar i rikonfirmuar do të deklarohet për media”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT