Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, ka raportuar nga oborri i Kuvendit se deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të qëndrojnë brenda objektit të Kuvendit në pritje të një vendimi për thirrjen e seancës konstituive sonte.
Ajo tha se deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka bërë të ditur se partia kërkon që seanca të mbahet sonte dhe jo nesër, duke e cilësuar mbajtjen e saj pas skadimit të afatit kushtetues si jokushtetuese.
“Vlen të theksohet se pikërisht edhe një kërkesë të tillë për mbajtjen e një seance nga ora 22:30 e ka pasur edhe Aleanca. Të njëjtit, po ashtu, kanë mbajtur një konferencë për media më herët dhe kanë theksuar se kërkesën tashmë veçse e kanë adresuar, derisa, siç ka thënë nënkryetari i kësaj partie, Besnik Tahiri, janë në pritje për të parë se si do të veprohet dhe si do të shkojnë procedurat tutje”, tha Bajrami.
Ndiqni detajet e plota:


