Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka bërë të ditur se në rrugën “Demir Vitia” në lagjen e Muhaxherëve janë hasur sasi të mëdha mbeturinash të hedhura në mënyrë të paligjshme në hapësirë publike.
Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë kanë ndërhyrë menjëherë për largimin e mbeturinave, duke theksuar se sasia ka qenë aq e madhe sa është dashur zbrazja e disa herëve e mjeteve të punës.
Nga “Pastrimi” bëhet e ditur se kjo zonë është pastruar edhe më parë, ndërsa u është bërë thirrje qytetarëve që të mos ndotin hapësirat publike dhe të respektojnë rregullat e pastërtisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


